Tetovarët edhe përskaj premtimeve akoma po pijnë ujë të pafiltruar, përplot me bakterie

Tetova

Tetovarët edhe përskaj premtimeve akoma po pijnë ujë të pafiltruar, përplot me bakterie

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 14:46
Ilustrim

Qendra për shëndet publik në Tetovë ka lëshuar një dokument ku thuhet se uji në Tetovë nuk është për pije.

Sipas këtij dokumenti, nga matjete e bëra, vlerat e matura të ujit për pije nuk përputhen me vlerat normale, të duhuar që uji të jetë i pijshëm.

Në mes tjerash në dokument thuhet ”uji përmban bakterie koliforme dhe echeria coli.”
Niveli i matur i klorit në ujë arrijnë vlerën e 0.59 mg/l dhe të njejtat vlera duhet të ulen deri në 02-03 mg/l.

Matjet e fundit nga Qendra për shëndet publik në Tetovë do të jenë gati pas 72 orëve.

Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, në fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve lokale 2013, para banorëve të Tetovës premtoi zgjidhjen e problemit me ujin e pijshëm në Tetovë. Pasi ajo fitoi besimin e qytetarëve të Tetovës, ajo premtoi që menjëherë do të fillojnë t’i realizojnë vizionet  për Tetovën të prezantuara gjatë fushatës parazgjedhore. Afati për përfundimin e punimeve është dhënë viti 2018, por deri më tani kur dhe jemi në fund të mandatit të saj 4 vjeçar (13.04.2017) ky projekt është pjesërisht i realizuar. 

“Menjëherë do të fillojmë t’i realizojmë vizionet tona për Tetovën të prezantuara gjatë fushatës parazgjedhore. Na pret një punë e mundimshme për të cilën kërkojmë mbështetje nga qytetarët”.

Gjithashtu, ky projekt ishte  pjesë e Platformës zgjedhore të Bashkimit Demokratik për Integrim, zgjedhjet 2014 (faqe 274) ku si afat për përfundimin e punimeve u  dha viti 2018.

Platforma e BDI-se, 2014-2018    Foto1. Pjesë nga Platforma e BDI-së, zgjedhjet 2014-2018.

Edhe pse punimet për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit përfunduan, problemi me ujin e pijshëm mbeti i njejtë pasi që nuk është bërë vendosja e makinerisë për filtrim të ujit. Këtë të fundit, Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, më 29.12.2016 premton që do ta zgjidh nga viti 2017.

Në vitin 2016 përfunduan punimet nga trasa e mbetur e ujësjellësit prej 8.5 kilometra dhe nga viti 2017 me vendosjen e makinerisë për filtrim të ujit, uji i pijshëm nuk do të mungojë në Tetovë.

Projekti për ujin e pijshëm për Tetovën u premtua që në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Gjithashtu, ky projekt ishte dhe pjesë e Platformës zgjedhore të Bashkimit Demokratik për Integrim, zgjedhjet 2014 (faqe 274) ku u dha viti 2018 si afat për përfundimin e punimeve. Nga ajo që kemi arritur të vlerësojmë në bazë të burimeve të lartpërmendura,  rreth 80% e projektit ka përfunduar dhe ka mbetur të vendoset edhe makineria për filtrimin e ujit. Sipas metodologjisë së Vërtetmatësit mund të përfundojmë që projekti “Ujësjellësi në Tetovë”, deri më tani (26.08.2017) është pjesërisht i realizuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat