Moti i lig kaplon Tetovën

Tetova

Moti i lig kaplon Tetovën

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 22:57
Reshjet në Tetovë

Reshjet e mëdha të shiut që kapluan sot një pjesë të Malësisë së Sharrit dhe Tetovës, kanë shkaktuar sërish vërshime në fshatin Puroj të Tetovës.

Dalja e lumit nga shtrati  ka dëmtuar një pjesë të sistemit të ujësjellësit, urës që u sanua pas vërshimeve të para dy viteve dhe disa objekteve afariste.

Banorët shprehen se sasia e ujit të lumit sa vjen e rritet, ndërkohë që adresojnë  kritika të ashpra  për neglizhencë në drejtim të organeve kompetente.

“Lumi ka vërshuar jashtë shtratit por besoj nuk ka dëme në njerëz sipas informatave të mia rrjetin e ujësjellësit e ka dëmtuar urat lart janë të dëmtuara rruga Tetovë Jazhincë është bllokuar për momentin presim sa më shpejtë të merr masa Qeveria për pastrimin e rrugës kryesore. Siç duket koha në bjeshkë lartë, vërshime mund të ketë edhe gjatë natës”, thonë ata.

Ata thonë se për momentin dëmet nuk i dinë, por viktima në njerëz nuk ka.

Shefi i zjarrfikësve të Tetovës Uka Aliti, shprehet se, zjarrfikësit ndonëse kanë arritur në vendngjarje nuk mund të bëjnë asgjë për shkak të mungesës së makinave përkatëse.

Ata kërkojnë nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim që të vij në ndihmë sa më shpejtë që është e mundur.

“Njësia territoriale kundër zjarrit merr pjesë vetëm me fuqi punëtore, ne zjarrfikësit kemi dalë për rast nevojë për të evakuuar apo ndihmuar banorët. Jemi në lidhje edhe me anëtarët tjerë të shtabit të emergjencës të komunës së Tetovës që për çdo rast të ndihmojmë të jemi aty”, tha Uka Aliti.

Banorët po ashtu janë të shqetësuar edhe për fatin e disa barinjve që për momentin janë në bjeshke ku ka edhe  të reshura të breshrit, ndërkohë që kontaktet me to i kanë humbur menjëherë pas reshjeve të shiut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat