Tetovë, rruga e inauguruar me shumë mangësi

Tetova

Tetovë, rruga e inauguruar me shumë mangësi

Më: 15 maj 2017 Në ora: 23:36
Rruga e inauguruar me shumë mangësi në Tetovë

Është inauguruar rruga e rregulluar nga Shkolla e muzikës e deri në rrethrrotullimin në dalje të Tetovës tek stadiumi i qytetit.

Inaugurimi është bërë nga ana e kryetares së komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe drejtorit të ndërmarrjes rrrugët e Maqedonisë pikërisht një ditë pas skadimit të mandatit të kryetarëve të komunave në Maqedoni.

Edhe përskaj kësaj, qytetarët janë ankuar se kjo rrugë edhe pas rregullimit megjithatë nuk është bërë në bazë të standardeve pasi që e njejta është kryer në periudhë shumë të shkurtër në këtë pranverë pas shumë zhagitjeve dhe vonesave ngase rruga filloi të ndërtohet që në muajt e vjeshtës të vitit të kaluar. Në këtë rrugë ka shumë mangësi sidomos me pjesët anësore dhe pusetat e vendosura, ndërsa qytetarët janë ankuar se punët janë bërë shkel e  shko, me të vetmin qëllim që e njejta të inaugurohet.

Krahas kësaj, ende nuk dihet se a do të rikostruohet rruga përgjatë stadiumit të vjetër të qytetit që lidh bulevardin Bllagoja Toska me rrethrrotullimin tek stadiumi i qytetit e cila është e dëmtuar shumë gjatë periudhës së dimrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat