Tetovë: Vdes shqiptari i cili pësoi infarkt në kazino

Tetova

Tetovë: Vdes shqiptari i cili pësoi infarkt në kazino

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 18:18
Ambulanca

Tetovari i cili sot pasdite pësoi infarkt në një kazino në Tetovë, ka ndërruar jetë në ambientet e kazinos.

Pas lajmërimit se një person ka pësuar infarkt në kazino, menjëherë ka arritur ndihma e shpejtë, të cilët vetëm se kanë konstatuar vdekjen e tij.

Siç mësohet, bëhet fjalë për një shqiptar mbi moshën 50 vjeçare, por nuk bëhet i ditur identeti i tij.

Për portalin TetovaSot e konfirmuan edhe nga Ndihma e Shpejtë, të cilët theksuan se e kanë gjetur të vdekur personin në fjalë.

“Kemi marrë një thirrje urgjente për një person i cili ka pësuar infarkt në kazino. Menjëherë është dërguar automjeti i ndihmës së shpejtë, por mjekët vetëm sa kanë konstatuar vdekjen e tij”, thanë për TetovaSot nga Ndihma e Shpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat