Rrugët në Tetovë akoma të papastruara nga bora dhe akulli

Tetova

Rrugët në Tetovë akoma të papastruara nga bora dhe akulli

Më: 11 janar 2017 Në ora: 22:57
Pamje nga video

Komuna e Tetovës pas një jave ka filluar me pastrimin e borës dhe akullit nga rrugët. Qytetarët thonë se është turp të paguajnë taksa për pastërti dhe higjienë të rrugëve, ndërsa të kenë rrugë dhe trotuare të ngrira si dhe mbeturina gjithandej.

Nga ndërmarrja komunale publike në Tetovë mbrohen se që nga reshjet e para të borës ekipet e tyre menjëherë kanë intervenuar në terren.

Edhe pse Useini konfirmon se fillimisht është pastruar rreth spitalit klinik në Tetovë, ekipi i Alsat-M vizitoi këtë objekt. Por, edhe atje njëjtë sikurse në pjesën më të madhe të qytetit çdo gjë ishte e mbuluar me akull dhe borë. Pikërisht reagimi i vonuar për pastrimin e rrugëve ishte shkak për rritjen e numrit të personave me frakturë, thonë mjekët nga spitali i Tetovës.

Mjekët apelojnë që mos të dilet jashtë pa nevojë, ndërsa qytetarët që lëvizin nëpër rrugë, të mbajnë rroba të ngrohta dhe këpucë që nuk rrëshqasin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat