Rrugët e Tetovës janë të kalueshme, komuna mori masa për heqjen e dëborës

Tetova

Rrugët e Tetovës janë të kalueshme, komuna mori masa për heqjen e dëborës

Më: 5 janar 2017 Në ora: 13:52
Bora ne Tetove

Komuna e Tetovës ka ndërmarrë masa për pastrimin e rrugëve nga dëbora e cila vazhdimisht bie. Kjo ka shkaktuar edhe vështirësi në komunikacion.

Komuna bën të ditur se janë pastruar dhe janë të kalueshme bulevardet, unazat në qytet, si dhe rrugët me prioritet dytësor. Gjithashtu janë të kalueshme edhe rrugët për në fshatrat Shipkovicë-Brodec-Veshallë-Bozofcë, si dhe hyrjet e fshatrave Rasadisht, Gajre dhe Lisec.

Më tej, komuna bën të ditur se probleme janë paraqitur në drejtimin Sellcë-Vicë, ku për shkak të defektit të mekanizimit është angazhuar mekanizim shtesë i cili është nisur për te ky drejtim rrugor dhe brenda një ore pritet lirimi i të njëjtit.

Komuna u bën thirrje qytetarëve që të mos qarkullojnë pa nevojë me atomjetet e tyre, të mos hudhin dëborën në rrugë dhe të mos parkohen në menyrë paralele në skajet e rrugëve. Gjithashtu për çdo nevojë dhe rast urgjence të kontaktojnë numrat e telefonit 193 – NJKTZ, 195 QMK, dhe 075 369 013.

Komuna njofton se për shkak se reshjet do të vazhdojnë pandërprerë e gjithë maqineria dhe kapacitetet njerëzore do të punojnë pandërprerë deri në normalizim të komunikacionit rrugor në komunën e Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat