UT organizoi konferencën e dytë shkencore ndërkombëtare (ICSD 2016)

Tetova

UT organizoi konferencën e dytë shkencore ndërkombëtare (ICSD 2016)

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 18:58
Foto

Në një njoftim të dërguar nga zyra për informim në UT drejtuar medias thuhet se sot u organizua një konferencë shkencore ndërkombëtare ku morën pjesë Universiteti Teknik Yildiz, Universiteti Marmara dhe Universiteti i New York-ut në Tiranë.

Temë e kësaj konference ishte ,,Zhvillimi i qëndrueshëm”.

Kjo konferencë është përmbajtjesore dhe interdiciplinare, me tematika bashkëkohore, si: Qëndrueshmëria ekonomike, socio – kulturore, mjedisi, ushqimi, shëndeti i qëndrueshëm dhe energjia e qëndrueshme. U trajtuan tema me karakter shkencor dhe profesional, të sfiduara nga zhvillimet e qëndrueshmërisë dhe u prezantuan mbi 180 punime shkencore. Punimet e konferencës u zhvilluan gjatë dy ditëve ku morën pjesë mbi 200 studiues nga vendi, rajoni dhe bota.

“Për fat të keq, mund të themi se koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm nuk është aq i përfillur dhe i zhvilluar, jo vetëm tek ne, por edhe në vendet e rajonit dhe më gjerë. Arsyet për këtë situatë janë të shumta, por arsyet më të forta morale janë ato që brezi i sotëm t’ju len në trashëgimi gjeneratave të ardhshme, jo më pak mundësi për zhvillim nga ajo që ata kanë sot. Mu për këtë, nevoja e kohës mobilizon të gjithë institucionet relevante të arsimit të lartë, sidomos ato që kanë misione të tilla, dhe janë përgjegjës legjitim që të identifikojnë dhe të ndikojnë në atë që vendi, konceptin e qëndrueshmërisë ta ndërtojë mbi baza të një infrastrukture të përshtatshme, në përputhje me standardet e BE-së, ekonomi të bazuar në njohuri dhe përdorim efikas të burimeve natyrore, efektivitet dhe produktivitet të lartë, njerëz të pasur e të arsimuar, mjedis të ruajtur, trashëgimi historike e kulturore të ruajtur, shtet në të cilin do të ekziston partneritet korrekt mes sektorit publik, privat dhe atij civil, me mundësi të barabarta për gjithë qytetarët e saj”, tha Raman Ismaili, dekani i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës.

“ICSD 2016 siguron një platformë akademike ideale për studiuesit, për t’i paraqitur studimet dhe prurjet më të reja nga lëmi i zhvillimit të qëndrueshëm, për çështjet e mjedisit jetësor, ushqimit dhe shëndetit, energjisë, ekonomisë dhe çështjet sociale dhe kulturore. Konferenca ka për qëllim të kontribuojë në paraqitjen e rezultateve e studimeve të reja nga të gjitha aspektet e zhvillimit të qëndrueshëm.
Konferenca ka për qëllim t’i tubojë shkencëtarët akademikë, studiuesit dhe shkencëtarët hulumtues më në zë, t’i këmbejë dhe shpërndajë përvojat dhe rezultatet e tyre hulumtuese në të gjitha aspektet e zhvillimit të qëndrueshëm. Kjo konferencë paraqet forum ndërdisiplinor kryesor për shkencëtarët, inxhinierët dhe mjekët, ku ata do t’i paraqesin rezultatet, idetë, zhvillimet dhe aplikimet më të reja hulumtuese në të gjitha fushat e zhvillimit të qëndrueshëm”, u shpreh Agim Mamuti, përfaqësues i Universitetit Neë York nga Tirana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat