Nxënësit maqedonas të gjimnazit të Tetovës vazhdojnë me bojkotin e procesit mësimor

Tetova

Nxënësit maqedonas të gjimnazit të Tetovës vazhdojnë me bojkotin e procesit mësimor

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 15:15
Nxënësit

Nxënësit e gjimnazit të Tetovës, të paraleleve maqedonase, sot e kanë filluar vitin shkollor në sheshin e Tetovës. Ata vazhdojnë të bojkotojnë procesin mësimor sepse kërkojnë hapësira tjera ku të mund të ndjekim mësimin.

Këta nxënës, profesorët dhe mësimdhënësit e tyre thonë se janë të revoltuar dhe të zhgënjyer nga premtimet boshe të institucioneve që çdo vit paralajmërojnë ndërtimin e një objekti të ri në gjimnazin e Tetovës.

Më herët u vendos që mësimi në gjimnazin e Tetovës të ndiqet në tre ndërrime, por kjo u anulua pasi që ishte e jashtëligjshme dhe për të njëjtën u vendos që të bojkotohet mësimi nga nxënësit dhe profesorët shqiptarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat