Përmbytjet në Tetovë, asnjë riparim

Tetova

Përmbytjet në Tetovë, asnjë riparim

Më: 23 qershor 2016 Në ora: 22:51
Përmbytjet në Tetovë

10 muaj pas përmbytjeve në Tetovë, infrastruktura e shkatërruar në Reçicë të Vogël nuk është riparuar ende.

Autoritet lokale dhe qendrore nuk kanë ndërmarr asnjë hap për rregullimin e shtratit të lumit ndërsa pavarësisht donacioneve edhe rruga përreth mbetet e mbuluar në gurrë dhe pluhur.

Banorët shprehen të revoltuar për neglizhencën e komunës.

“Pluhuri na bën shumë problem, kalojmë këtu. Sqarim asgjë nuk ka, i kanë lanë pllakat këtu dhe nuk janë tu i marrë ti vendosin. Nuk janë tu e rregulluar as lumin as rrugën, asnjë lloj investimi nuk kanë bë këtu”.

Ndërkaq Komuna e Tetovës vonesën e punimeve e arsyeton me mos zgjidhjen e dilemës nëse fillimisht duhet të rregullohet shtrati i lumit apo rruga.

Pa dhënë një datë konkrete, nga komuna premtuan se megjithatë punimet do ti nisin shumë shpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat