Alexander Zverev triumfon në ATP Finals, mposht edhe Djokovic

Tenis

Alexander Zverev triumfon në ATP Finals, mposht edhe Djokovic

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 22:15
Alexander Zverev

Alexander Zverev e ka mposhtur Novak Djokovicin për të fituar turneun ATP Finals dhe për të arritur fitoren më të madhe në karrierën e tij.

Djokovic, i cili është i pari në renditje, ishte favorit për ta fituar këtë duel, mirëpo 21-vjeçari i befasoi të gjithë duke fituar me rezultat 2-0 në sete (6-4, 6-3).

Tenisti i ri gjerman bëri paraqitje fantastike në O2 Arena të Londrës për t’iu gëzuar këtij triumfi të madh.

Zverev ia doli ta kontrollonte setin e parë, ndërkohë që e dominoi të dytin duke dalë fitues në fund.

Sfida e radhës për Zverev është që të dëshmojë se mund t’ia dalë edhe në formatin me pesë sete në Grand Slam.

Këtë vit, ai arriti për herë të parë në një çerekfinale Grand Slam në turneun e French Open.

Dhe duket se është vetëm çështje kohe kur ai do të fillojë të arrijë në fazat finale të turneve të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat