Serena Williams gjobitet me 17 mijë dollarë për shkelje në finale - Bota Sot
Serena Williams gjobitet me 17 mijë dollarë për shkelje në finale

Tenis

E premte, 21 shtator 2018

Serena Williams gjobitet me 17 mijë dollarë për shkelje në finale

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 21:20
Williams do të paguajë për tre shkelje gjatë lojës jashtëzakonisht të debatueshme me 20 vjeçaren Naomi Osaka, e cila siguroi për herë të parë titullin kampione.

Shoqata Amerikane e Tenisit gjobiti të dielën fituesen e vendit të dytë të kampionatit U.S. Open për femra me 17 mijë dollarë për shkelje gjatë finales të shtunën.

Williams do të paguajë për tre shkelje gjatë lojës jashtëzakonisht të debatueshme me 20 vjeçaren Naomi Osaka, e cila siguroi për herë të parë titullin kampione.

Shkelja e parë sipas së cilës, Williams sipas arbitrit kishte marrë udhëzime nga trajneri gjatë lojës i kushtoi asaj një paralajmërim dhe një gjobë prej 3 mijë dollarësh. Një shkelje e dytë, për përplasjen në tokë duke e thyer raketën, solli si rezultat një ndëshkim prej një pikë dhe një gjobë prej 4 mijë dollarësh. Shkelja e tretë, që arbitri e quajti abuzim verbal, kur Williams e quajti “hajdut” për dënimin me heqjen e pikës, solli si rezultat humbjen e lojës dhe një gjobë prej 10 mijë dollarësh.

Dënimet u kritikuan nga tifozët e Serenës dhe shumë të tjerë në botën e tenisit, ku një dëmim me humbje loje është shumë i rrallë.

"Kur një grua është emocionale, ajo etiketohet si ‘histerike’ dhe penalizohet. Kur një burrë bën të njëjtën gjë ai konsiderohet ‘i drejpërdrejtë’ dhe nuk ka pasoja”, shkruante në Twitter Billie Jean King, ish-kampionia e botërore e tenisit dhe avokate për të drejtat dhe barazinë e grave në sport.

"Faleminderit @serenawilliams, për demaskimin e këtij standardi të dyfishtë. Zëra të tjerë duhet të bëjnë të njëjtën gjë”.

Me fitoren e saj. Osaka siguroi për herë të parë titullin kampione.

Humbja bëri që Williams të mos arrinte ta barazonte rekordin e tenistes Margaret Court me 24 tituj të mëdhenj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test