Surprizë në US Open, e fiton Naomi Osaka mes fërshëllimave - Bota Sot
Surprizë në US Open, e fiton Naomi Osaka mes fërshëllimave

Tenis

E enjte, 20 shtator 2018

Surprizë në US Open, e fiton Naomi Osaka mes fërshëllimave

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 11:47
Osaka zbriti në fushën e lojës pa e ndjerë frikën se po luante përballë një legjende si Serena Williams.

Naomi Osaka shkakton befasinë dhe fiton e US Open, turneu i fundit Grand Slam i vitit. Tenistja 20 vjeçare, që është e para japoneze që ditën një eveniment të tillë mposhti në finale pretendenten Serena Williams që ishte në kërkim të titullit të 24 që do ta barazonte atë me Margaret Court.

Osaka e fitoi ndeshjen me rezultatin 2-0 me sete 6-2;6-4 në harkun e 1 orë e 21 minutave lojë. Osaka zbriti në fushën e lojës pa e ndjerë frikën se po luante përballë një legjende si Serena Williams.

Japonezja në të vërtetë ishte superiore ndaj amerikanes që ende nuk është kthyer në formën e saj më të mirë që pas lindjes së vajzës së saj, për ta mbyllur këtë fraksion 6-2.

Në setin e dytë Serena arriti të vendosë në vështirësi Osakën, që gjithsesi nuk u dorëzua dhe fitoi 3 lojë radhazi kjo edhe për shkak të gabimeve, nervozizmit dhe polemikave të Williams me arbitrit për të mbyllur edhe këtë set në favor të saj dhe për të fituar krejt ndeshjen 2-0 e për të ngritur trofeun e US Open mes fërshëllimave të të pranishmëve në stadium që ishin të gjithë në mbështetje të Serena Williams.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test