US Open: Federer në rundin e katërt, pas fitores mbresëlënëse ndaj Kyrgiosit - Bota Sot
US Open: Federer në rundin e katërt, pas fitores mbresëlënëse ndaj Kyrgiosit

Tenis

E premte, 21 shtator 2018

US Open: Federer në rundin e katërt, pas fitores mbresëlënëse ndaj Kyrgiosit

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 23:16
Roger Federer

Pesë herë kampioni Roger Federer i bëri ballë presionit të hershem për ta mposhtur australianin Nick Kyrgios në tri sete.

Numri dy i botës, zvicerani Roger Federer ka kaluar në mesin e 16 më të mirëve pas triumfit në Nju Jork.

Federer, 37-vjeçar, ia mohoi pesë herë mundësinë australianit për t’ia marrë shërbimin në game-in e shtatë të setit të parë. Më pas, Roger ia fitoi shërbimin Kyrgiosit dhe e siguroi setin e parë 6:4.

Pas kësaj, Kyrgios e humbi përqendrimin teksa Roger e mposhti në tre sete 6:4, 6:1, 7:5, në një meç që zgjati një orë e 44 minuta.

Tani, Federer do të përballet me bashkatdhetarin e Kyrgiosnit, John Millman në rundin e katërt.

Roger, që e ka fituar një numër rekord botëror 20 grand slam tituj, nuk ka triumfuar në Nju Jork që prej vitit 2008.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test