Kush janë favoritët?

Tenis

Kush janë favoritët?

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 18:20
Federer e Nadal

US Open do të nisë ditën e hënë dhe njerëzit kanë filluar të flasin për Grand Slamin e fundit për vitin 2018. Favorit kryesor në turneun amerikan konsiderohen emrat e mëdhenj si Roger Federer, Rafael Nadal etj. E madje në rast se gjërat shkojnë sipas parashikimeve, pritet që Gjokoviqi e Federeri të ndeshen me njëri-tjetrin në raundin çerekfinal, ndërkohë që Nadal mund të përballet me Kevin Anderson.

Spanjolli në raundin e parë pritet të ketë kundërshtar mikun e tij David Ferrer, i cili ka deklaruar se do të tërhiqet nga sporti në fund të 2018-ës. Por nuk duhen harruar dhe surprizat e mundshme. Tenistë si Thiem, Shapovalov, Del Potro apo Murray mund të sjellin të papritura në një nga turnetë më spektakolarë të këtij sporti.

Te femrat mund të ketë një ndeshje mes motrave Williams në raundin e tretë, që do të ishte dhe përballja e 30 gjithsej mes tyre. Një short i lehtë për italianen Camila Giorgi, e cila do të ndeshet me 16-vjeçaren amerikane Whitney Osuigwe, e cilësuar si kampione e Botës për moshën nën 18 vjeç nga Federata Botërore e Tenisit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat