Një vit pa luajtur, por Serena Williams është sportistja femër më e paguar në botë

Tenis

Një vit pa luajtur, por Serena Williams është sportistja femër më e paguar në botë

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 23:58
Serena Williams

Për të tretin vit me radhë, Serena Williams është tenistja më e paguar në botë, lajm ky që është konfirmuar nga revista “Forbes”, e cila ka publikuar renditjen e të ardhurave të të gjitha tenisteve. Edhe pse në fushë ish-numri në botë ka fituar vetëm 62 mijë dollarë gjatë vitit të fundit, “pantera e zezë” ka arkëtuar në total 18.1 milionë dollarë. Serena nuk ka luajtur shumë ndeshje për më shumë se një vit për shkak të lindjes së vajzës së saj, por paratë që vijnë nga sponsorët nuk ndalen.

Madje asnjë sportiste tjetër femër në botë nuk fiton sa Serena Williams. Tenistja daneze Caroline Wozniacki, e cila renditet në vendin e dytë të tenisteve më të paguara, ka fituar 13 milionë dollarë, shumë larg Serenës. Në vendin e tretë renditet tenistja tjetër amerikane Sloane Stephens (11.2 milionë dollarë) e pas saj klasifikohen tenistja spanjolle Garbine Muguruza (11 milionë) e rusja Maria Sharapova (10.5 milionë)

Tenisi është sporti që dominon te femrat sportiste më të paguara në botë. Në “top-10” sportistet femra më të paguara në botë janë vetëm 2 sportiste që nuk vijnë nga ky sport: Në vendin e shtatë ndodhet indiania Pusarla Sindhu në badmington (8.5 milionë dollarë) dhe në vendin e nëntë është pilotja e garave me makina Danica Patrick (7.5 milionë dollarë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat