Willams: Duhet të shërbej më mirë

Tenis

Willams: Duhet të shërbej më mirë

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 16:31
Serena Williams

Pas eliminimit të shpejtë në turneun Masters të Sinsinatit këtë javë, tenistja amerikane Serena Williams ka nisur përgatitjet për grand slam të US Open, turneun e shtëpisë, ku nuk fiton prej dy vitesh. Një vit më parë, në këtë periudhë, ajo përgatitej për t’u bërë nënë dhe tani do të luajë para publikut të saj me shpresën për të arritur një tjetër rezultat të mirë, pas daljes në finalen e Wimbledon.

“U argëtova në Londër, por tani do të luaj para publikut tim dhe e di që ai pret shumë nga mua, ndaj nuk dua t’i zhgënjej, pasi e di që mbështetja do të jetë e madhe”, tha tenistjas 36-vjeçare. Ish-numri 1 në botë e ka të qartë që duhet të ndryshojë diçka në lojën e saj, në mënyrë që të përshtatet më mirë me sipërfaqen e re (fushat me çement).

“Duhet të shërbej më mirë, në mënyrë që të jem më agresive dhe kjo gjë të jetë konstante, pasi edhe rivalët do të vihen në vështirësi në pritjen e topit të parë. Kjo do të evitojë shkëmbimet e gjata të topit dhe lodhjen e shpejtë fizike. Duhet të përmirësoj edhe disa gjëra në mënyrën time të lojës. Më pëlqen të luaj në fushën qëndrore të US Open në orët e vona të mbrëmjes, ku kam fituar dhe humbur”, tha Serena Williams.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat