Ja sekreti i sukseseve të mia

Tenis

Ja sekreti i sukseseve të mia

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 17:35
Roger Federer

 

Roger Federer ka një stil loje unik, një tenist që për 20 vjet ka dominuar dhe ka treguar se është më i madhi i këtij sporti. Tenisti zviceran ka festuar sot 37-vjetorin e lindjes dhe në një deklaratë për mediat, ka kujtuar fillimet e tij: “Kur e nisa këtë sport nuk kisha si objektiv që të arrija kaq larg, që të kisha këtë stil loje. Doja vetëm të fitoja, ky është objektivi i çdo tenisti. Kam menduar se të imitoja idhujt e mi është e gabuar, ndaj jam përpjekur që gjithnjë të kem stilin tim të lojës”, shprehet zvicerani.

“Unë përpiqem që kur luaj edhe të argëtoj fansat, që shpesh i pëlqejnë goditjet e mia në fushë. Mendoj se nëse arrij të je mi suksesshëm edhe sot është se gjithnjë jam kujdesur për fizikun tim, që më ka dhënë mundësi të luaj dhe fitoj ende në këtë moshë. Kur jam në formë jam në gjendje të dhuroj ndeshje të jashtëzakonshme, të godas në një mënyrë që as vetë nuk e kam imagjinuar. Pa harruar edhe faktin se gjithnjë luaj në maksimum, për të fituar”, deklaroi Federer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat