Williams: Dhashë gjithçka në fushë - Bota Sot
Williams: Dhashë gjithçka në fushë

Tenis

E premte, 17 gusht 2018

Williams: Dhashë gjithçka në fushë

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 16:54
Williams: Dhashë gjithçka në fushë

“Dhashë gjithçka në fushë si përgjatë gjithë turneut ashtu dhe në finale. E provova, por nuk ia dola dot mbanë”, u shpreh Serena Williams, finaliste e Grand Slait të Wimbledon, ku u mund 2:0 nga rivalja gjermane Angelique Kerber. Ish-numri 1 në botë u rikthye në një finale pas një periudhe të gjatë, kushtëzuar nga lindja e vajzës së saj shtatorin e vitit të kaluar.

“Ju premtoj se do të punoj edhe më shumë, do të përpiqem që të jem sërish këtu vitin tjetër dhe të fitoj. Më vjen mirë që fitoi Kerber, është mikja ime dhe e meritoi fitoren, pasi ishte më superiore se unë në fushë”, u shpreh më tej tenistja amerikane, 36 vjeçe, që nuk ka folur shumë për fansat pas grand slemit londinez.

Edhe Kerber e ka përshëndetur këtë rrugëtim fantastik të tenistes amerikane, duke e ngushëlluar me fjalët se do të fitojë sërish: “Jam e bindur se do të fitosh sërish një grand slem, madje shumë shpejt. Je një kampione e padiskutueshme, ajo që ke bërë është e paimagjinueshnme për ne”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test