Të mëdhenjtë e tenisit botëror nuk gabuan - Bota Sot
Të mëdhenjtë e tenisit botëror nuk gabuan

Tenis

E shtunë, 21 korrik 2018

Të mëdhenjtë e tenisit botëror nuk gabuan

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 17:11
Federer

Të mëdhenjtë e tenisit botëror nuk gabuan në ndeshjet e tyre të raundit të katërt të Wimbledon. Federer e Nadal u kualifikuan për në çerekfinale të turneut londinez pa hasur vështirësi. Roger Federer eliminoi në ndeshjen e tij francezin Mannarino, duke e mundur 3-0. Seti i parë nuk kishte histori dhe Federer e mbylli 6-0. Më të ekuilibruar ishin dy setet e tjerë që gjithsesi u fituan nga zvicerani 7-5 dhe 6-3. Nadal iu përgjigj menjëherë rivalit dhe mikut të tij Federer. Tenisti spanjoll që tashmë e ka të siguruar vendin e parë në renditjen ATP edhe në përfundim të Wimbledonit mundi Jiri vesely me rezultatin 3-0 për t’u kthyer në çerekfinalen e këtij evenimenti pas 7 vitesh. 6-3;6-3 dhe 6-4 ishte rezultati i seteve të fituara nga Nadal që ishte gjithnjë në kontrollin e lojës ndaj kundërshtarit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test