Andy Murray tërhiqet nga Wimbledon… pa nisur turneu

Tenis

Andy Murray tërhiqet nga Wimbledon… pa nisur turneu

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 09:55
Andy Murray

Andy Murray i bashkohet listës së mungesave të mëdha në turneun Wimbledon.

Tenisti britanik do të ndeshej në raundin e parë me zviceranin Stan Wawrinka, por vendosi që të tërhiqej pasi nuk ndihej në kushtet e duhura fizike.

“Kam marrë vendimin që të mos jem pjesë e Wimbledon. Kam bërë shumë progres javët e fundit, por ndjej që nuk jam gati për të luajtur ndeshje që zgjasin 5 sete. Do të nis stërvitjen për të qenë i gatshëm në US Open”, shkroi tenisti i famshëm në Facebook.

Murray ka pasur shumë probleme me dëmtimet dy vitet e fundit dhe kjo ka bërë që të renditet tashmë në pozicionin e 157 në renditjen ATP.

Britaniku do të zëvendësohet në Wimbledon nga Jason Jung. Jo-Wilfried Tsonga dhe Tomas Berdych janë dy tenistë të tjerë që nuk do të marrin pjesë në Wimbledon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat