Në dilemë - Bota Sot
Në dilemë

Tenis

E diel, 23 shtator 2018

Në dilemë

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 18:50
Andy Murray

Andy Murray është mësuar që të tërhiqet nga një turne pa nisur por pasi është hedhur shorti dhe kjo gjë mund të përsëritet edhe këtë javë, pasi të hidhet shorti i grand slemit të Wimbledonit, që nis më 2 korrik në Londër. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë tenisti britanik, që ka vendfosur të luajë në turneun e Eastbourne për të bërë një test të fundit. Murray fitoi sot 2-0 ndaj Stanislas Wawrinka dhe tregoi se është në formë të mirë, por kjo nuk do të thotë se britaniku, ish-numri 1 në botë, do të luajë në grand slemin e Wimbledonit.

“Do të luaj vetëm nëse do të jem në formë, në të kundërtën jo. Ky turne në Eastbourne do të më japë një pamje më të mirë të situatës. Nëse do të shkoj mirë do të luaj. Unë nuk mund të parashikoj se si do të jem të enjten, të premten apo të shtunën. Unë kam besim dhe shpresoj të jem në formë dhe të luaj si i barabartë me më të mirët. Mezi po pres që të luaj ndeshje të mëdha, të jem në fushë me më të mirët dhe të fitoj, por nuk dua që të zhgënjej fansat e mi”, u shpreh Andy Murray, që në janar të këitj viti u operua në shpinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test