Sërish telashe për Boris Beckerin - Bota Sot
Sërish telashe për Boris Beckerin

Tenis

E diel, 22 korrik 2018

Sërish telashe për Boris Beckerin

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 16:07
Sërish telashe për Boris Beckerin

Republika e Afrikës Qendrore ka bërë me dije se pasaporta diplomatike që ka treguar ish-tenisti gjerman Boris Becker është false, pasaportë të cilën ish-numri 1 në botë e pat përdorur si “komardare shpëtimi” pas akuzave për falimentim. “Pasaporta diplomatike që Boris ka është false. Ajo është pjesë e një serie pasaportash që janë vjedhur në vitin 2014, ndaj nuk ka asnjë vlerë”, thanë përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Afrikës Qendrore.

“Ajo pasaportë nuk ka timbrin e ministrisë sonë dhe të titullarit”, thuhet më tej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Afrikës Qendrore, që ka nxjerrë blof tenistin gjerman. Ky i fundit është akuzuar për falimentim dhe është detyruar të shesë pronat e tij për të shmangur një borxh prej 61 milionë eurosh. Kjo deklaratë që vjen nga shteti afrikan është një poshtërim tjetër që i bëhet një prej ikonave të sportit të tenisit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test