Nuk zhgënjejnë

Tenis

Nuk zhgënjejnë

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 16:02
Nadal

Kanë vijuar ndeshjet e raundit të katërt të grand slemit të Roland Garros në tenis, duke përcaktuar edhe çerekfinalistët e radhës. Simona Halep, numri 1 në botë për femra, mundi 2-0 (6-2, 6-1) belgen Elise Mertens, duke avancuar në çerekfinale. Një ndeshje e dominuar nga tenistja rumune, që pati epërsi dhe arrin të fitojë pa shumë mund.

Surprizë eliminimi i danezes Caroline Woznicaki, numri 2 në botë, që u mund 2-0 nga Daria Kasatkina (7-6, 6-3). Një takim që nisi ditën e diel dhe përfundoi sot, me rusen që bëri një paraqitje të mirë, duke eliminuar një nga pretendentet kryesore për trofe në turneun parizien.

Nuk zhgënjen as Rafael Nadal, numri 1 në botë për meshkuj, që mundi 3-0 (6-3, 6-2, 7-6) gjermanin Maximilian Marterer, një përballje që ofroi emocione e rivalitet vetëm në setin e tretë. Nadal e dominoi lojën dhe fitoi me meritë, duke prerë një biletë për në çerekfinale. Spanjolli është pretendenti kryesor për fitimin e këtij turneu, ku është kampion në fuqi dhe fitues 10 herë i Roland Garros.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat