Ikona e tenisit arrestohet dy herë brenda një dite nga policia - Bota Sot
Ikona e tenisit arrestohet dy herë brenda një dite nga policia

Tenis

E mërkurë, 15 gusht 2018

Ikona e tenisit arrestohet dy herë brenda një dite nga policia

Më: 26 maj 2018 Në ora: 15:54
Ikona e tenisit arrestohet dy herë brenda një dite nga policia

Nuk kanë së përfunduari telashet për ish-ikonën e tenisit botëror, rumunin Ilia Nastase, që ditën e premte është arrestuar dy herë brenda gjashtë orësh nga policia e vendit të tij, në Bukuresht. Ish-numri 1 në botë, tashmë 71 vjeç, u arrestua fillimisht në mëngjes, kur në orën 04”45 të mëngjesit poi  jepte makinës në gjendje të dehur.

“Në momentin që është ndalur nga policia ishte në gjendje të dehur, iu bë kontrolli anti-alkoohol dhe ai rezultoi mbi normën e lejuar. Më pas, Nastase ka fyer punonjësit e policia, që e kanë shoqëruar në komisariat”, thuhet në komunikatën e policisë.

Ai u lirua brenda orës, pasi iu hoq patenta nga policia dhe u gjobit me vlerën e 263 dollarëve për dhënie të makinës në gjendje të dehur. Por në mesditë, Nastase ka përfunduar sërish në komisariat, pasi është ndalur nga policia duke i dhënë një motori (scooter).

Ish-ikona e tenisit  botëror, ka pranuar që ka pirë birra gjatë natës dhe ka akuzuar policinë se e ka keqtrajtuar, duke e shtrirë në rrugë në mënyrë agresive. Ilia Nastase, tashmë trajner, u shpreh më tej se do të hedhë në gjyq policinë e shtetit, duke i kërkuar dëmshpërblim për keqtrajtim dhe prishje të imazhit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test