ATP Rome, Nadal në çerekfinale sfidon Fogninin - Bota Sot
ATP Rome, Nadal në çerekfinale sfidon Fogninin

Tenis

E shtunë, 18 gusht 2018

ATP Rome, Nadal në çerekfinale sfidon Fogninin

Më: 18 maj 2018 Në ora: 00:45
Rafael Nadal

Rafael Nadal pret biletën për në fazën çerekfinale të Mastersit të Romës aty ku do të ketë përballë italianin Fabio Fognini. Numri 2 i botës humbi vetëm 5 game në sfidën e raundit të 1/8-ave ndaj kanadezit Shapovalov duke triumfuar 2 orë me sete me shifrat 6-4 6-1 në vetëm 1 orë e 24 minuta lojë.

Nadal vijon me sukses misionin e tij drejt titullit të 8-të në turneun 1000 pikësh të kryeqytetit italian. Avancoi më tej edhe David Goffin i cili përfitoi nga tërheqja e argjentinasit Juan Martin Del Potro për të kapur çerekfinalet. Pasi humbi setin e parë me shifrat 6-2 Del Potro u tërhoq për shkak të një dëmtimi në setin e dytë kur ishte në avantazh 5-4. Të thjeshtë e pati edhe kroati Marin Cilic i cili eliminoi në 2 sete francezin Benoit Paire ndërkohë që u kualifikua për më tej edhe spanjolli Pablo Carreno Busta.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test