“ATP Madrid Masters”, Thiem dhe Zverev diskutojnë finalen

Tenis

“ATP Madrid Masters”, Thiem dhe Zverev diskutojnë finalen

Më: 13 maj 2018 Në ora: 12:21
Dominic Thiem dhe Alexander Zverev

Dominic Thiem dhe Alexander Zverev do të jenë ata që do të diskutojnë finalen e Turneut Masters të Madridit.

Tenisti austriak, i cili në çerekfinale frenoi Rafael Nadalin, mundi në gjysmëfinale Kevin Anderson me rezultatin 2-0.

Ajo ishte një ndeshje ku Thiem tregoi edhe njëherë se është një specialist i fushave me dhè, duke shfaqur autoritetin ndaj afrikano-jugorit. Thiem nuk i la asgjë Andersonit dhe i fitoi setet ndaj tij 6-4 dhe 6-2.

Në gjysmëfinalen tjetër, Alexander Zverev mposhti Denis Shapovalov me rezultatin 2-0. Tenisti gjerman vuajti disi ndaj kanadezit në setin e parë, të cilin e fitoi me rezultatin 6-4. Seti i dytë nuk pati histori, pasi Zverev e dominoi totalisht këtë fraksion të lojës, duke e fituar me rezultatin 6-1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat