Tjetër finale për Nadal, kërkon titullin e 11-të edhe në Barcelonë - Bota Sot
Tjetër finale për Nadal, kërkon titullin e 11-të edhe në Barcelonë

Tenis

E hënë, 23 korrik 2018

Tjetër finale për Nadal, kërkon titullin e 11-të edhe në Barcelonë

Më: 28 prill 2018 Në ora: 20:45
Rafael Nadal

Pasi fitoi një javë më parë për të 11-tën herë në turneun e Montekarlos, tenisti spanjoll Rafael Nadal pritet të përsëritë të njëjtin rezultat edhe nesër në turneun e Barcelonës, ku do të duelojë në finale ndaj grekut Stefanos Tsitsipas. Edhe në Barcelonë, numri 1 në botë do të luajë për të triumfuar për të 11-tën herë, diçka unike në sportin e tenisit.

Sot, Nadal mundi me lehtësi 2-0 belgun David Goffin (6-4, 6-0) në gjysmëfinale, në një orë e 22 minuta lojë, duke siguruar finalen e Barcelonës dhe duke e çuar në 44 numrin e seteve radhazi të fituara në fushat me dhè, aty ku është një mbret. Për spanjollin kjo është fitorja nr.400 në këtë sipërfaqe, ku nesër do të kërkojë të shkruajë një tjetër faqe të historisë.

Në finale ka dalë edhe greku Tsitsipas, 19-vjeça, numri 63 në botë, që në gjysmëfinale mundi 2-0 spanjollin Pablo Carreno Busta (7-5, 6-3), duke regjistruar rezultatin më të mirë të karrierës së tij. Kurrë më parë greku nuk ishte kualifikuar në një finale, çka lë të kuptosh se nesër ndaj Nadal nuk ka shumë shanse për të fituar.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test