Tenis, “ATP Montecarlo”, në gjysmëfinale Dimitrov-Nadal - Bota Sot
Tenis, “ATP Montecarlo”, në gjysmëfinale Dimitrov-Nadal

Tenis

E diel, 27 maj 2018

Tenis, “ATP Montecarlo”, në gjysmëfinale Dimitrov-Nadal

Më: 21 prill 2018 Në ora: 09:52
Rafael Nadal

Dy gjysmëfinalet e “ATP-së së Montekarlos” do të zhvillohen mes Nadalit e Dimitrovit, si dhe Nishikorit e Zverevit.

Në çerekfinalet e zhvilluara të premten, Dimitrov mposhti pastër 2-0 Goffin, me sete 6-4 dhe 7-6, ndërsa Nadali e kishte edhe më të lehtë përballjen me Thiem, të cilin e eliminoi pas seteve të fituara 6-0 dhe 6-2.

Megjithatë, çerekfinalet nuk kaluan pa surpriza dhe, pas eliminimit të Djokoviç një raund përpara çerekfinaleve, eliminohet edhe Çiliç, pasi u mposht nga japonezi Nishikori 2-1, me sete 6-4, 6-7 dhe 6-3.

Japonezi do të sfidojë tashmë gjermanin Zverev, që triumfoi po 2-1 ndaj Gasquet, me sete 4-6, 6-2 dhe 7-5.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test