Kombëtarja e Kosovës e pa fat ndaj Qipros

Tenis

Kombëtarja e Kosovës e pa fat ndaj Qipros

Më: 18 prill 2018 Në ora: 19:06
Kombëtarja e Kosovës e pa fat ndaj Qipros

Kombëtarja e Kosovës në tenis, konkurrenca e femrave, është mposhtur sot nga Qipro, 2:1 në meçe, në “Fed Cup 2018”, që po mbahet në Tunis të Tunizisë.
U desht të luhet dueli vendimtar në çifte, për t’u përcaktuar fituesi. Dyshja Liridona Murati dhe Arlinda Rushiti u mposhtën 2:1 në sete nga Louka dhe Makride. Në duelet individuale, Arlinda Rushiti fitoi 2:1 në sete ndaj Loukas, kurse Blearta Ukëhaxhaj u mposhtë 2:0 nga Hadjigeorgiou. Kosova ka bilanc prej një fitore dhe dy humbje në grupin 3 për Evropë/Afrikë. Nesër përballet me Algjerinë, bëhet e ditur bngfa Komiteti Olimpik i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat