Kosova mposhtet nga Tunizia

Tenis

Kosova mposhtet nga Tunizia

Më: 17 prill 2018 Në ora: 18:17
Kombëtarja e Kosovës

Pas fitores të hënën ndaj Madagaskarit, Kombëtarja e Kosovës në tenis, konkurrenca e femrave, u mposht sot nga mikpritësi, Tunizia. Vashat tona u mundën 2:0 në meçe. Liridona Murati dhe Arlinda Rushiti u mposhtën në duelet individuale me rezultat të njëjtë 2:0 në sete nga Bechri dhe Jabeur. Takimet po luhen në kuadër të “Fed Cup 2018” dhe po zhvillohen në Tunis të Tunizisë.
Iu urojmë suksese vashave tona në ndeshjen e nesërme ndaj Qipros, thuhet nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat