Perandoria e Simona Halep, numri 1 në botë investon në hoteleri-turizëm

Tenis

Perandoria e Simona Halep, numri 1 në botë investon në hoteleri-turizëm

Më: 11 prill 2018 Në ora: 06:16
Simona Halep

Vitin 2017, tenistja rumune Simona Halep fitoi 20 milionë euro mes premiosh në fushat e lojës dhe nga sponsorët. Por “Numri 1” në botë nuk ka ndërmend të ndalet këtu dhe ka vendosur t’i investojë paratë e fituara, duke ia besuar paratë babait Stere dhe vëllait të saj Nicu. Pak javë më parë, Halep ka blerë një kafeteri të hapur në Konstansë, qytetin e saj të lindjes, duke i vënë emrin SH (inicialet e saj). Motivi? Ajo dëshiron të ndërtojë një hotel luksioz dhe të fitojë më shumë parà.

Po vjet, Halep ka nisur ndërtimin e një hoteli me 4 yje në Brasov, hotel me 24 dhoma, që do të mirëpresë turistët e shumtë gjatë muajve të dimrit. Ky hotel i bashkangjitet atij ekzistues, Drachenhaus, një prej hoteleve më të bukur në qendër të qytetit, që i ka kushtuar 2 milionë euro. Ndërkohë që Halep dhe familjarët e saj janë pronarë të mjaft pallateve në qytetin e Konstancës. E veçanta e investimeve të Simona Halep është sponsorizimi i një ekip hokeji për vajza për mosha në Bukuresht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat