Federer: Nëse nuk do të isha bërë tenist, sot do të isha një ish-futbollist - Bota Sot
Federer: Nëse nuk do të isha bërë tenist, sot do të isha një ish-futbollist

Tenis

E premte, 22 qershor 2018

Federer: Nëse nuk do të isha bërë tenist, sot do të isha një ish-futbollist

Më: 4 prill 2018 Në ora: 05:59
Roger Federer

Nëse Roger Federer nuk do të ishte bërë tenist, me çfarë do të ishte marrë? “Sot do të isha një ish-futbollist. Dikur kam dashur të bëhesha futbollist, më pëlqen të luaj në mesfushë dhe të shënoja gola, por në fund zgjodha tenisin, pasi doja të kasha unë kontrollin e gjithçkaje dhe jo të varesha nga portieri apo mbrojtësi”, u shpreh Roger Federer.

E çuditshme kjo përgjigje e Federer, që është 36 vjeç dhe luan ende tenis, ndërsa nëse do të ishte bërë futbollist, sot do të ishte një “ish”. Por jeta e tenistit zviceran nuk është vetëm sport. “Kur jam në makinë ul dritaren dhe dëgjoj muzikë, madje me zë të lartë. Më pëlqen të bëj shoferin, pasi më jep një ndjesi të mirë të orientimit”, tha Federer.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test