Stephens fitoi turneun në Majami

Tenis

Stephens fitoi turneun në Majami

Më: 1 prill 2018 Në ora: 17:58
Stephens

Tenistja amerikane Sloane Stephens u shpall fituese e turneut Masters të Majamit, pas triumfit 2:0 (7:6, 6:1) në finale ndaj letonezes Jelena Ostapenko. Sukses që i jep mundësi 25-vjeçares amerikane që të ngjitet në vendin e 9-të të renditjes botërore nga dita e nëserme. Për Stephens ky është titulli i gjashtë në karrierën e saj, një teniste që nuk dështon asnjëherë në finale, pasi i ka fituar të gjashta që ka luajtur. Kjo është hera e parë për Stephens që fiton një Masters. “Jam rritur në këtë zonë, në këto fusha, ndaj nuk doja të zhgënjeja para publikut tim, që e falënderoj për mbështetjen gjatë këtyre ditëve”, tha Stephens.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat