E pabesueshme, Roger Federer eliminohet prej tenistit të 175-të në botë

Tenis

E pabesueshme, Roger Federer eliminohet prej tenistit të 175-të në botë

Më: 25 mars 2018 Në ora: 10:48
Roger Federer

Nuk mbahet mend kur tenisti numër 1 në botë të ketë humbur në fillim të një turneu prestigjioz botëror.

Roger Federer asnjëherë në 15 vitet e fundit nuk ka humbur ndaj një kundërshtari që është i renditur pjesën e fundit të renditjes tabelore.

Tenisti zviceran ka pësuar humbje ndaj lojtarit të 175-të të botës, australiani Tanasi Kokinakis.

Ky i fundit triumfoi në turneun e hapur të Miamit në saje të rezultatit 2-1, në sete 6:3, 3:6 dhe 6:7.

Theksojmë se kjo ishte humbja e dytë pas 17 fitoreve të njëpasnjëshme dhe duket se nuk është shëruar si duhet nga humbja e finales së Indian Wells nga Del Potro.

Ky pësim për 36-vjeçarin do të thotë edhe humbje e vendit të parë në renditjen e re tabelore të ATP-së, ku tani e tutje do të “mbretëroj” tenisti spanjoll, Rafa Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat