Nadal: Nuk hyj asnjëherë në fushë pa dhimbje fizike - Bota Sot
Nadal: Nuk hyj asnjëherë në fushë pa dhimbje fizike

Tenis

E premte, 22 qershor 2018

Nadal: Nuk hyj asnjëherë në fushë pa dhimbje fizike

Më: 21 mars 2018 Në ora: 10:24
Nadal

“Nuk hyj asnjëherë në fushë pa dhimbje fizike”, pat deklaruar pak kohë më parë tenisti spanjoll Rafael Nadal, që është ende duke u rikuperuar pas një dëmtimi. Spanjolli, numri 2 në botë, përgatitet për t’u rikthyer në fushë pas dy muajsh pushim, por ai që ka habitur sot është Toni Nadal, xhaxhai dhe njëkohësisht ish-trajneri i Rafael, që ka deklaruar se ai ka më shumë se një dekadë që ka probleme të ndryshme: “Që prej vitit 2005, Rafael bashkëjeton me dhimbjet e ndryshme dhe merr ilaçe të ndryshme. Disa herë më ka thënë se preferonte të fitonte më pak ndeshje e turne dhe të  vuante më pak nga dhimbjet e dëmtimet”, tha Toni Nadal.

Xhaxhai i tenistit spanjoll ka rrëfyer të gjithë historinë e dëmtimeve. “Gjithçka nisi nga një dëmtim në shputën e këmbës së djathtë, pak muaj pasi pat fituar titullin e parë në grand slemin e Roland Garros. Mjeku që e vizitoi tha se karriera e Rafael ishte e mbyllur, madje as stërvitje nuk bënim dot dhe merrte shpesh ilaçe kundër dhimbjes, pasi gjithnjë ato ishin të forta. 

Më pas nisi të përdorë disa maska mbrojtëse, që i hoqën dhimbjen në këmbë, por e transferuan atë në gju, shpinë dhe pjesë të tjera të trupit. Por Rafael ka patur gjithnjë një karakter të fortë, e kuptoi vështirësitë dhe nisi të bashkëjetojë me dhimbjet. Për Rafael talenti nuk është gjithçka, por puna e vendosmëria për të ecur përpara edhe pse mes vështirësish”, tha Toni Nadal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test