Federer nuk njeh kufij - Bota Sot
Federer nuk njeh kufij

Tenis

E hënë, 20 gusht 2018

Federer nuk njeh kufij

Më: 16 mars 2018 Në ora: 14:17
Federer

Roger Federer për të paktën edhe dy javët e ardshme do të mbetet numri një në botë. Tenisti zvicëran u kualifikua në gjysmëfinale të Indian Wells, pasi mposhti 2:0 me sete kundërshtarin e tij nga Koreja e Jugut Hyeon Chung, 7-5 dhe 6-1.

Një ecuri e jashtëzakonshme kjo e më të mirit në historinë e tenisit, që nuk njeh qoftë një humbje gjatë 2018. Për 36-vjeçarin kjo ishte fitorja e 16-të për këtë vit, që e afron edhe më tepër me trofeun e radhës. Në gjysmëfinalen e këtij Mastersi 1000 pikësh, Federer do të përballet me kroatin Borna Coriç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test