Rikthehet - Bota Sot
Rikthehet

Tenis

E premte, 22 qershor 2018

Rikthehet

Më: 14 mars 2018 Në ora: 19:24
Rafael Nadal

Pasi u dëmtua një javë më parë në Meksikë, duke u tërhequr nga turneu i Acapulco, teniasti spanjoll Rafael Nadal vendosi të mos luajë as në dy turnetë e parë Masters të këtij viti, në atë të Indian Wells që po zhvillohet aktualisht dhe atë të Miami, që nis javën e ardhshme. Duket se numri 2 në botë ka vendosur që të mbyllë këtë fazë të parë të sezonit në fushat me çement dhe të rikthehet në turnetë që zhvillohet në fushat me dhè, sipërfaqen e tij të preferuar.

Organizatorët e turneut të Barcelonës, turne në fushë të hapur që zhvillohet në datat 23-29 prill, kanë bërë me dije se në startin e edicionit të 66-të do të jetë edhe Rafael Nadal, kampion në fuqi dhe fitues 10 herë i saj. Tenisti spanjoll duket se ka vendosur të përgatitet për fushat me dhè, ku synon të arrijë fitoren e parë sezonale. Përveç turneut të Barcelonës, Nadal pritet të luajë edhe në Montekarlo, Madrid, Romë dhe në fund të grand slemin e Roland Garros.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test