Rrëfehet Federer: Me një turne kam një kontratë të përjetshme - Bota Sot
Rrëfehet Federer: Me një turne kam një kontratë të përjetshme

Tenis

E hënë, 20 gusht 2018

Rrëfehet Federer: Me një turne kam një kontratë të përjetshme

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 18:50
Roger Federer

Vështirë se Roger Federer do të vendosë në kalendarin e tij turne të “vegjël” apo të rinj, ndërkohë që daljet e tij në fushë janë gjithnjë e më të pakta me kalimin e viteve. Ai ka një kontratë pjesëmarrje me turneun e Bazelit, vendlindjes së tij, deri në vitin 2019. Por ka edhe një turne tjetër të cilin zvicerani e ka shumë për zemër, atë të Halle, që luhet në fushat me bar.

“Synoj të fitoj aty titullin e dhjetë, pasi do të ishte diçka unike në karrierën time. Me këtë turne kam një kontratë të përjetshme. As me turneun e shtëpisë nuk e kam këtë privilegj. Për mua është një kënaqësi të luaj në turneun e Halle”, tha Federer. Tenisti zviceran ka marrë dy javë më parë kreun e renditjes botërore, duke u rikthyer “numri 1” pas më shumë se 5 vitesh

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test