Nadal: Në Amerikë do të luaj dhe përgatitem

Tenis

Nadal: Në Amerikë do të luaj dhe përgatitem

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 17:02
Nadal

Rafael Nadal e ka fituar 10 herë Grand Slamin e Parisit, turne që zhvillohet në fushat me dhe, sipërfaqja e tij e preferuar. “Është gjithnjë diçka special të luaj dhe fitoj në Paris. Triumfi në Roland Garros është objektivi im kryesor për këtë vit”, tha Nadal. Tenisti spanjoll do të luajë të gjitha turnetë kryesorë të muajit mars, në Indian Wells dhe Majami, por nuk do të sforcohet, pasi synon turnetë e fushave me dhe, në Madrid, Montekarlo e Romë. “Do t’i shfrytëzoj këto turne për t’u përgatitur për Roland Garros. Në Amerikë do të luaj dhe përgatitem, ndaj shpresoj të jem në formë kur të nisin turnetë e fushave me dhe”,  tha Nadal, aktualisht numri 2 në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat