Nadal: Federer është një ikonë

Tenis

Nadal: Federer është një ikonë

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 16:02
Nadal

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka mbërritur sot në Meksikë, ku do të luajë në turneun e Acapulco, që nis më 26 shkurt. 31-vjeçari nga Majorka ka humbur sot kreun e renditjes, aty ku tashmë ndodhet Roger Federer, fitues dje në turneun e Roterdamit.

“Mendoj se Roger nuk kishte nevojë të fitonte për t’i treguar botës së kush është. Ajo që ai ka realizuar është diçka e vështirë për t’u përsëritur dhe te gjithë duhet ta përgëzojmë. Ai ka qenë pak më i mirë se unë dhe renditja nuk gënjen. Vitin e fundit ai ka qenë magjik. Në Australian Open, Roger i mbrojti pikët, ndërsa unë jo”, u shpreh Rafael Nadal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat