Chung lëndohet, Federer kalon në finale

Tenis

Chung lëndohet, Federer kalon në finale

Më: 26 janar 2018 Në ora: 12:12
Roger Federer

Tenisti zviceran e ka fituar para kohe duelin gjysmëfinale.

Roger Federer siguron finalen e Australian Open me vetëm një set të fituar ndaj koreanit Hyeon Chung.

Në fakt, kjo përballje gjysmëfinale nuk përfundoi, pasi kundërshtari i zviceranit u tërhoq në setin e dytë për shkak të një lëndimi.

37-vjeçari dominoi në setin e parë ndaj numrit 58 në botë, duke e mposhtur lehtësisht 6:1, ndërsa në setin e dytë udhëhiqte 5:2 kur Chung njoftoi tërheqjen përfundimtare për shkak të problemeve fizike. 

Federer do të përballet në finale me kroatit Marin Çiliç, që një ditë më parë eliminoi britanikun Kyle Edmund.

Për Federer kjo është hera e shtatë në karrierë që do të luajë sfidën vendimtare për titullin në Australian Open dhe finalja e 30-të në karrierë në turnetë e Grand Slam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat