Basti i Boris Becker: Ja kush është tenisti që do të mbyllë epokën e “Big-4”

Tenis

Basti i Boris Becker: Ja kush është tenisti që do të mbyllë epokën e “Big-4”

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 10:04
Federer, Nadal, Djokovic e Murray

Ish-tenisti gjerman Boris Becker, një nga ikonat e këtij sporti dhe fitues i 7 grand slemeve, parashikon se patrioti i tij Alexander Zverev do të jetë ikona e re e këtij sporti dhe se gjatë 2018-ës do t’i mundë 4 tenistët që kanë bërë epokë dekadën e fundit: Federer, Nadal, Djokovic e Murray.

“2018-ta do të jetë viti i rikonfirmimit për Zverev, viti i konsolidimit, pasi emri i tij u dëgjua për herë të parë këtë sezon. Tashmë edhe rivalët e njohin më mirë dhe e dinë se çfarë taktike do të përdorin ndaj tij”, shprehet Becker. Tenisti 20-vjeçar Zverev e mbylli vitin 2017 në vendin e katërt të renditjes botërore, pas Nadal, Federer dhe Dimitrov.

“Rezultatet e tij gjatë 2017-ës kanë qenë të mira dhe mund të përmirësohen edhe më shumë sezonin tjetër. Tenisi gjerman ka një emër të mirë në arenën ndërkombëtare dhe Zverev do ta përfaqësojë atë më së miri. Ai është një diamant që duhet promovuar dhe mbështetur.

Ju garantoj se gjatë 2018-ës do t’i mposhtë të gjithë më të mirët, pa përjashtim dhe mund të fitojë grand slemin e parë në karrierë. Madje, në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, mund të synojë edhe kreun e renditjes”, u shpreh Boris Becker, që deri një vit më parë ishte trajneri i serbit Novak Djokovic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat