Roger Federer në finalen e Mastersit të Shangait

Tenis

Roger Federer në finalen e Mastersit të Shangait

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 19:13
Roger Federer

Roger Federer i bashkohet Rafael Nadal në finalen e Mastersit të Shangait. Tenisti zviceran, që muajin e kaluar u eliminua nga Del Potro në cerekfinalet e US Open, këtë herë priti plot 70′ për t’i rrëmbyer shërbimet shtatlartit argjentinas. Gjysmëfinalja e dytë u vu në dyshim për shkak të një dëmtimi në kycin e dorës të Juan Martin del Potro-s në takimin me tenistin serb Viktor Troicki, dëmtim që nuk u reflektua aspak gjatë ndeshjes. Përfundimisht 36-vjecari nga Bazeli përmbysi disavantazhin e setit hapës, për të mbyllur krejt takimin me rezultatin 3-6, 6-3, 6-3, edhe kjo ndeshje që shkoi në kufijtë e dy orëve lojë.

Falë fitores së 17 në 23 përballjet ndërmjet tyre Roger Federer siguron kështu finalen e katërt të sezonit në turnetë Masters. Numri 2 i botës ka fituar katër ndeshjet e fundit ndërmjet tyre, sidoqoftë Rafa që kërkon titullin e 31 Masters në karrierë vazhdon të kryesojë bindshëm, teksa udhëheq 23-14 bilancin e përgjithshëm, pikërisht mes dy tenistëve që i janë rikthyer sërish kohëve të arta, duke dominuar si dikur botën e këtij sporti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat