Nadal për Federer

Tenis

Nadal për Federer

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 11:24
Ilustrim

Tenisti Rafael Nadal ka lëshuar sot një intervistë interesante për mediat, ku flet për mundësinë reale që ai ka për t’u bërë numri 1 në botë, por për këtë duhet të triumfojë ndaj mikut e rivalit të tij Roger Federer. Megjithatë, tenisti spanjoll e ka një përgjigje për këtë sfidë: “Unë eci gjithnjë në rrugën time, ndërsa Roger ka rrugën e tij. Është e vërtetë që unë dhe Roger jemi në një pozicion të mirë për të bërë gjëra të mëdha deri në fund të vitit, por gjithçka do të varet nga ajo që ne do të arrijmë deri në fund të sezonit”, tha Nadal.

Më tej, tenisti spanjoll tha: “Kush do të jetë në gjendje të qëndrojë në nivele të larta për shumë kohë, do të ketë edhe më shumë mundësi për ta mbyllur vitin 2017 në krye të renditjes”, u shpreh Rafael Nadal, që këtë vit ka fituar grand slemin e Roland Garros, për të dhjetën herë në karrierën e tij. Por ai ka humbur në 3 përballje ndaj Federer të luajtura gjatë 2017-ës, ndërkohë që edhe tenisti zviceran ka bërë një paraqitje ët mirë, duke fituar në Australian Open dhe Wimbledon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat