Bamirësi

Tenis

Bamirësi

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 15:15
Andy Murray

Ngjarja tragjike që ndodhi pak ditë më parë në Londër, ku një pallat i madh mori flakë, ka përfshirë mjaft kampionë të sportit, që kanë vendosur të japin solidaritetin e tyre. Mes tyre edhe tenisti britanik Andy Murray, që vendosi që të gjitha të ardhurat që do të përfitojë nga turneu i Queeen’s (turneu i mbrëtëreshës) do t’i dhurojë për bamirësi për familjet.

Në rast se Murray arrin të triumfojë në këtë turne do të përfitojë 350 mijë stërlina, që do të shkojnë të gjitha për bamirësi. Kjo nuk është hera e parë që britaniku, numri 1 në botë, bën gjeste të tilla. Bamirësi për viktimat e këtij incidenti të rëndë do të japin edhe mjaft yje të tjera të sportit britanik dhe jo vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat