Tenistja gjermane fitoi me lehtësi

Tenis

Tenistja gjermane fitoi me lehtësi

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 12:37
Sabine Lisicki

Tenistja gjermane, Sabine Lisicki, me lehtësi është kualifikuar në të tetën e finales në turneun që po zhvillohet në Guangzhou. Ajo bëri një lojë shumë të mirë dhe e mposhti me rezultat 2:0 (6:2, 6:0) Kwan Yau Ng nga Tajvani. Gjermanes i mjaftuan një orë për të triumfuar, pasi që rivalja nuk ishte në asnjë element. Lisicki tani do të ketë për rivale një kundërshtare mjaft të vështirë, kinezen Shuai Peng.  Lisicki kërkon fitore dhe të shkojë edhe sa ma lart, madje mëton ta fitojë turneun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat