Murray flet për lëndimin

Tenis

Murray flet për lëndimin

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 12:26
Andy Murray

Tenisti britanik Andy Murray ka deklaruar se ka luajtur i lënduar në finalen e turneut Masters të Sinsinatit, ku u mposht 2:0 nga kroati Marin ÇiliÇ. Në atë finale, tenisti britanik pësoi humbjen e parë pas 22 fitoresh radhazi, por numri 2 në botë ka konfirmuar sot se ka luajtur i dëmtuar. “Ka qenë një javë e vështirë, por jam i kënaqur nga rezultati, pasi në fund luajta i dëmtuar. Erdha nga Olimpiada dhe ky turne ishte një test i mirë para grand Slamit të US Open”, tha Murray. “Do të flas me stafin tim, por fizioterapisti ishte i bindur se është një dëmtim i lehtë, që nuk do të më pengojë në US Open. Do të më duhen disa ditë pushim, por besoj se do të jem gati”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat