Pasuesit e Nadal në fushat me dhe janë dy kushërinjtë e tij

Tenis

Pasuesit e Nadal në fushat me dhe janë dy kushërinjtë e tij

Më: 13 janar 2021 Në ora: 11:13
Pasuesit e Nadal në fushat me dhe janë dy kushërinjtë e tij

Ndërkohë që Rafael Nadal vijon të fitojë e dominojë në tenis, duke lënë të mendosh se lamtumira e tij nga ky sport është ende larg, dy pasardhësit e mundshëm të spanjollit në këtë sport mund të jenë dy kushërinjtë e tij. Bëhet fjalë për adoleshentët Toni Nadal (17 vjeç) dhe Joan Nadal (16 vjeç), dy djemtë e xhaxhait dhe ish-trajnerit të tij, Toni Nadal.

Ata kanë fituar ndeshjet e para në karrierën e tyre si profesionistë në turneun ITF të Marbella, që u zhvillua pikërisht në mjediset e “Rafa Nadal Academy”, shkruan telesport.

Toni dhe Joan fituan ndeshjet e raundit të parë, por më pas u mundën në takimet e raundit të dytë.

Toni Nadal fitoi 2-0 ndaj Lennat Melzer të Luksemburgut, ndërsa Joan mposhti 2-1 ukrainasin Denis Klok. Gjithsesi, është ende herët të mendosh se ata të dy do të jenë pasardhësit e denjë të një ikone si Rafael Nadal, pavarësisht se janë nga e njëjta familje dhe kanë të njëjtin mbiemër.

Rafael Nadal, mbreti i fushave me dhè, fitoi ndeshjen e parë si profesionist në moshën 15-vjeçare, në vitin 2002, kur mundi Ramon Delgado. Ende pa mbushur 18 vjeç, Rafael Nadal ishte në “top-5” më të mirët në botë dhe dy ditë pasi mbushi 19 vjeç fitoi grand slam-in e parë në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat