Tentoi të fuste në Britani bashkatdhetarin, burg për shqiptarin dhe gruan e tij

Kronikë e zezë

Tentoi të fuste në Britani bashkatdhetarin, burg për shqiptarin dhe gruan e tij

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 23:27
Ana-Maria Roman, Skënder Amati

Një çift në Britani është dënuar me burgim, pasi tentoi që të fuste ilegalisht në vendin ishullor një shtetas shqiptar që e kishin marrë në Kale të Francës.

Ana-Maria Roman dhe bashkëshorti i saj me origjinë shqiptare, Skënder Amati janë dënuar me 6 vjet burg në total për trafik qeniesh njerëzore. Ata e morën shqiptarin në Kale por u ndaluan në hyrje të Britanisë nga Policia më 6 janar, dhe pas kontrollit në mjetin e tyre u zbulua edhe shqiptari tjetër, të cilit i ishte refuzuar hyrja për në Britani, shkruajnë mediat britanike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat