Kujtesë: Dita kur senatori Joe Biden tha se bota duhet t’i njohë vuajtjet e shqiptarëve

Aktuale

Kujtesë: Dita kur senatori Joe Biden tha se bota duhet t’i njohë vuajtjet e shqiptarëve

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 19:50
Joe Biden

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i cili qëndroi në Kosovë për një vizitë zyrtare, vazhdon të mbahet në mend për fjalimin shpresëdhënës që e kishte bërë gjatë një takimi me ligën shqiptaro-amerikane në kohën sa ishte Senator (1973-2009).

Ai gjatë fjalimit të tij pati bërë të qartë se do të bëjë punojë pa ndërprerë që çështjen e shqiptarëve të Kosovës, ta fut në agjendën e politikës amerikane.

Derisa në Kosovë vriteshin civilë shqiptarë nga forcat serbe të presidentit Sllobodan Millosheviq, Biden pati deklaruar se do të bëjë gjithçka që të përfshijë ushtrinë amerikane në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që janë në Ballkan.

Ai ndër tjera tha, se bota duhet të njohë vuajtjet, dhimbjen dhe humbjet që i kanë pësuar shqiptarët në regjion.

Biden asokohe pati thënë se derisa serbët nuk e shikojnë njëri-tjetrin në sy dhe të kuptojnë se çfarë kanë bërë liderët e tyre, nuk do të mund të përdorin nocionin e viktimizimit. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat